Caution: JavaScript execution is disabled in your browser or for this website. You may not be able to answer all questions in this survey. Please, verify your browser parameters.

Forcimi i Profesionistit të Pasurive të Paluajtshme dhe Kuadrit Rregullator në Shqipëri



Përshëndetje Zonjë/Zotëri!

Nëpërmjet këtij njoftimi ju ftojmë të bashkëpunoni me NAREA- Shoqatën Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë. Siç mund ta dini, e themeluar në 2015 anëtarësia e NAREA-s përfshin agjentë dhe brokerë, aktorët kryesorë në Real Estate, dhe synon promovimin, rregullimin/strukturimin e sektorit si dhe përfaqësimin profesional të e interesave të aktorëve të tregut. Aktivitetet kryesore të saj përfshijnë kërkime tregu, konferenca, tavolina të rrumbullakëta, trajnime dhe ngritjen e standardeve etiko- profesionale.
Aktualisht NAREA po grumbullon të dhëna për një studim që ka të bëjë me problematikën e sektorit lidhur me shërbimet/infrastrukturën, marrëdhëniet me institucionet shtetërore, mjedisin e bizneseve lokale, etj. Ju ftojmë që, së bashku me disa qindra të tjerë për të plotësuar pyetësorin në vijim dhe ju sigurojmë që informacioni që ju do jepni do të mbetet konfidencial. Emri dhe të dhënat tuaja të biznesit nuk do jenë kurrë të identifikueshme në asnjë raport ose listë të dhënash. Të dhënat e grumbulluara nga ky anketim do të ndihmojnë NAREA-n dhe aktorët e tjerë të këtij tregu në formulimin e politikave dhe të programeve të reja të cilat do të lehtësojnë përmbushjen e rolit të profesionistëve të kësaj fushe.

Faleminderit për bashkëpunimin,
Ekipi i NAREA.

There are 44 questions in this survey.